Perandoria e shenjtë romake

  • 24 July 2017 - 20:34
Perandoria e shenjtë romake

Ditën e Krishtlindjeve, në vitin 800, Sharli i Madh (Charlemagne), mbreti i francezëve, ishte kurorëzuar perandor i shenjtë romak nga papa. Nën sundimin e tij, pjesa më e madhe e Evropës Perëndimore ishte si një vend i madh unik, por 40 vjet pas vdekjes së tij, Perandoria e shenjtë romake ishte copëtuar.

 Pse ishte themeluar Perandoria?

Sharli i Madh ishte një lider brilant dhe mbretëria e tij shtrihej nga Deti verior deri në Itali. Si perandor i shenjtë romak, nga ai pritej që ta sundonte Evropën sikur një perandor romak, por me një përgjegjësi të re për sigurinë dhe prosperitetin e Kishës dhe papës.

Cili ishte qëndrimi i Sharlit të Madh kundruall shkencëtarëve?

Sharli i Madh ishte një patron i madh i mësimit, duke ftuar dijetarët më të mëdhenj të kohës në oborrin e tij në Ahen. Ndër këshilltarët dhe miqtë e tij personalë ishin edhe Piteri nga Piza, Agobardi nga Lioni dhe Alkuini nga Jorku. Nën sundimin e Sharlit të Madh, u mblodhën dorëshkrime të rralla, teksti i Biblës u rishikua, si dhe u botuan libra të gramatikës, historisë dhe balada të shumta.

 Çka ndodhi me titullin e tij?

Deri në vitin 843, Perandoria e Sharlit të Madh u nda në tri mbretëri, ku secila prej tyre sundohej nga një pjesëtar i familjes së tij. Pas vdekjes së Sharlit të Madh, nuk pati më perandor të shenjtë romak, deri te kurorëzimi i Otos së Parë në vitin 962. Pas vitit 1438, të gjithë mbajtësit e këtij titulli, me përjashtim të njërit, ishin monarkë habsburgë. Në vitin 1806 Napoleoni shfuqizoi këtë titull.

(Kosova Sot)