Pse nuk janë merimangat insekte?

  • 12 August 2017 - 09:40
Pse nuk janë merimangat insekte?

Ne përdorim emra të ndryshëm për merimangat dhe insektet, pasi që është e dobishme të kemi emra që na tregojnë se si gjallesat janë të lidhura me njëra-tjetrën. Edhe merimangat edhe insektet (edhe gaforret dhe karavidhet mes shumë krijesave tjera) quhen artropodë. Ky është një grup i kafshëve që ka skeletin në pjesën e jashtme të trupit, ndërsa pjesën tjetër të trupit, duke përfshirë edhe këmbët, e kanë të ndarë në segmente, transmeton gazeta Kosova Sot Online.

Mes artropodave disa kafshë janë më afërsisht të lidhura me njëra-tjetrën se me të tjerat. Kështu që kemi një emër për krijesat me tri pjesë trupore dhe me nga gjashtë këmbë si është milingona nga fotografia: insekte. Dhe, kemi një tjetër emër për ato që kanë dy pjesë trupore dhe tetë këmbë (si merimanga e zezë dhe e verdhë në të djathtë) : merimanga.

(Kosova Sot)