Më shumë kafshë të Azisë

  • 12 August 2017 - 09:54
Më shumë kafshë të Azisë

Dragoi ‘Komodo’

Mos u ngatërroni me dragoin ‘Komodo’. Hardhuca më e madhe në botë ka një gjatësi 3.08 metra, është një grabitqar i rrezikshëm me rreth 60 dhëmbë të mprehtë dhe një pështymë toksike që mund ta vrasë prenë e tij me një kafshim. Gjuha e gjatë e verdhë e hardhucës mund të dallojë aromën e presë edhe në largësi prej 1 km dhe mund të notojë nga ishulli në ishull në vendbanimin e vet në Indonezi. Dragoi ‘Komodo’ nuk është një nazeli në ushqim: bualli ujit, gjarpërinjtë, drerët, e madje edhe ‘Komodo’-t e vegjël janë në meny. Nuk është çudi që të rinjtë i kalojnë katër vitet e para të tyre lart në drurë.

 

Fazani indian

‘Sytë’ e kanë bukurinë më të madhe në një fazan. Kjo për shkak se fazanët me më së shumti ‘sy’ të formuar në bishtin e tyre me ngjyrë të kaltër, të gjelbër e të artë, kanë tendenca që të kenë fatin më të madh në impresionimin e një femre. Nuk ka të bëjë vetëm me stilin. Fazanët me më së shumti njolla të tilla në bishtin e tyre quhen ‘ocelli’, kanë sistem më të fortë imun, një tipar që femrat do të donin ta kalonin te të vegjlit e tyre. Por, puplat e mërzitshme të femrave mund të jenë një avantazh. Puplat e zymta ndihmojnë që të fshihen më lehtë në shkurre, duke u ikur grabitqarëve, si tigrat e leopardët në pyjet e Indisë, Shri Lankës, Pakistanit dhe Nepalit.

Orangutangu i Sumatrës

Si mund të dalloni një orangutang të vjetër dhe të shëndetshëm? Shihni flokët e tij! Nëse ai ka një kokë plot me flokë të gjatë, të mirë me ngjyrë të kuqe, dhe nëse faqet e tij janë të tendosura, atëherë kjo do të thotë se ai është një gjysh i shëndetshëm. Fatkeqësisht, orangutangu në rrezik kritik për zhdukje përballet me kërcënime më të mëdha se humbja e flokëve. Këta majmunë të mëdhenj- që mund të arrijnë edhe një gjatësi thuajse 2 metra, me peshë rreth 90 kg, kalojnë thuajse tërë jetën e tyre në drurë. Por, shpyllëzimi ka shkatërruar pjesën më të madhe të habitatit të orangutangut në ishullin indonezian të Sumatrës. Zyrtarët e konservimit janë duke u munduar që të mbrojnë pyjet e orangutangëve, ashtu që ata të mbijetojnë e të kenë edhe një ditë tjetër me flokë të mirë. Besohet se orangutangët e mençur vjedhin kaiket e humbura, çelin dyert me çelësa të krijuar nga vetë ata dhe mësojnë si të fishkëllejnë.

(Kosova Sot)