Receta: Fryni tullumbacen me majë buke

  • 12 August 2017 - 21:30
Receta: Fryni tullumbacen me majë buke

Ju nevojiten:

Një pako majë buke ( mund të gjendet në dyqanet ushqimore)
Një shishe plastike e vogël dhe e pastër (0.5L ose më e vogël)
1 lugë çaji sheqer
Pak ujë të vakët
Një tullumbace të vogël

Çfarë duhet bërë?

1. Mbusheni shishen me rreth 2.5 cm ujë të vakët

(kur maja e bukës është e ftohtë ose e tharë mikroorganizmat pushojnë)

2. Hidheni gjithë majën në shishe dhe tundeni ngadalë për disa sekonda

(Maja fillon të gjallërohet përderisa shkrihet në ujë. Mos u mundoni ta vëreni sepse është mikroskopike)

3. Shtojeni sheqerin dhe tundeni prapë me gjentilesë

(Sikurse edhe njeriut, maja e bukës gjithashtu ka nevojë të ushqehet për të qenë aktiv. Në këto momente maja po “ushqehet”).

4. Fryni tullumbacen disa herë dhe më pas vendoseni të shfryrë në majën e shishes.

5. Lëreni shishen të qëndrojë në një vend të ngrohtë për 20 minuta.

(Nëse gjithçka është në rregull tullumbacja do filloj të fryhet)

Si funksionon?

Përderisa maja ushqehet me sheqer, ajo liron një gaz që quhet dyoksid karboni. Gazi fillimisht e mbush shishen dhe më pas fillon ta mbushë edhe balonën. Ne të gjithë e dimë se ka vrima të vogla në bukë, por si janë krijuar këto “vrima”? Përgjigjja mund të tingëllojë paksa sikur ngjarjet e filmave horror. Buka gatuhet me anën e majës, mirëpo, besoni apo jo maja është gjallesë mikroskopike. Maja shpërndahet në miell duke krijuar miliona “vrima” në bukë para se ajo të piqet. Megjithatë, pasi që buka piqet, mikroorganizmat vdesin duke lënë kështu vrimat nga pas. Yum!

Bëjeni një eksperiment:

Ky është vetëm një demonstrim. Për të bërë një eksperiment përgjigjuni pyetjeve të mëposhtme:

A ndikon temperature e dhomës në faktin se sa gaz do të prodhohet nga maja?
A ndikon madhësia e enës në sasinë e gazit të prodhuar?
Çfarë temperature e dhomës/ujit është me e favorshme për krijimin e më shumë gazi?
Cili lloj I majës ushqimore krijon më shumë gaz? (Provoni sheqerin, mjaltin etj)

(Kosova Sot)