Thurja e kopshtit

  • 13 August 2017 - 13:50
Thurja e kopshtit

Nuk mund të prisni që të lulëzojnë lulet e kopshtit tuaj? Bëni një buqetë të madhe të lulediellit nga pjatat e letrës

Çfarë ju duhet?

-Pjata të verdha të letrës

-Fije peri: me ngjyrë të verdhë e të kafenjtë

-Ngjyra e gjelbër

-Shkopinj

Si ta krijoni?

1. Për ta bërë lulediellin, së pari duhet të prisni disa nga petalet në pjatën e verdhë të letrës. Ngjiteni fundin e një fijeje të kafenjtë në qendër të pjatës dhe krijoni rrathë koncentrikë ne pjesën e pasme. Lidhni më pas dy anët e fijes në mes.

2. Për ta bërë thurjen më të lehtë krijoni një bosht. Filloni duke e lidhur fundin e fijes së gjatë 4 ose 5m duke e rrotulluar atë rreth gishtit tuaj tregues disa herë. Mbështilleni pjesën tjetër në tërë dorën tuaj. Kur ju mbeten rreth 30 cm, largojeni atë me kujdes nga dora. Mbështilleni pjesën e mbetur dhe lidheni për ta siguruar atë në fund.

3. Vendoseni pjesën e fijeve në pjatën e verdhë në formë rrethore pranë secilit sektor mes petaleve. Më pas merrni fijen e kafenjtë dhe vendoseni mes shtyllave të krijuara me të verdhën. Nëse ju harxhohet fija, merreni një të re dhe lidheni atë në fijen e re të verdhë.

Kur të ketë përfunduar krijimi i lules së verdhë, vendoseni fundin e mbetur të fijes së kafenjtë brenda pjesës së thurur. Për ta krijuar kërcellin, ngjyroseni pjesën e pasme të thurjes me të gjelbër.