Dërgesa speciale

  • 18 August 2017 - 19:37
Dërgesa speciale

Stacioni Ndërkombëtar i Hapësirës (ISS), një laborator që lundron në hapësirë, është shtëpi e shumë astronautëve dhe shkencëtarëve. Kur ata astronautë kanë nevojë për perime apo diçka tjetër, ata nuk mund të ndalojnë në supermarketin lokal, transmeton Kosova Sot Online.

Në vend të kësaj, ata mbështeten në dërgesat nga Toka. Që kur NASA tërhoqi anijet e saj kozmike transportuese më 2011, Rusia, Japonia dhe Evropa kanë transportuar ngarkesa drejt ISS-së. Kjo ndryshoi më 22 maj 2012, kur kompania amerikane ‘SpaceX’ lansoi një anije furnizimi të quajtur Dragon.

Kjo anije pa personel njerëzor, dërgoi furnizime në ISS dhe i ktheu ato poshtë rreth 635 kg të eksperimenteve shkencore dhe pajisjeve të vjetra. Ishte hera e parë që një kompani, në vend të një qeverie, bëri një dërgesë në stacionin hapësinor. (Kosova Sot)