Pse i numërojmë delet? - OK KIDS - Kosova Sot
Pse i numėrojmė delet?

Pse i numėrojmė delet?

Në kohën e Mesjetës, barinjtë që dëshironin të përdornin tokën e përbashkët për kullotje duhej të numëronin disa herë delet e tyre, duke përdorur një sistem të veçantë të numërimit (në fillim numërimi njihej me emrin 'jan tan tethera', dhe u përdor deri në shekullin 20), para se të binin për të fjetur çdo natë.

Por, të paktën një libër thotë që lidhja mes deleve dhe gjumit është edhe më e hershme. Në një kapitull të librit 'Disciplina Clericalis', një libër i shekullit 12 i miteve, sugjeron që numërimi i deleve tashmë ekzistonte si një përdorim i figurshëm kulturor për shekuj të tërë. Pa marrë parasysh origjinën e saj, kjo praktikë nuk ndihmon aspak gjumin. Më 2002, një studim i Universitetit të Oksfordit zbuloi që njerëzit që vuanin nga insomnia (pagjumësia) në fakt vononin edhe më shumë derisa i zinte gjumi, kur i numëronin delet imagjinare.

(Kosova Sot)

14 orë e 27 minuta më parë