Miku më i mirë i njeriut - OK KIDS - Kosova Sot
Miku mė i mirė i njeriut

Miku mė i mirė i njeriut

Kush është miku, apo shoku më i mirë i njeriut? Qeni, me siguri. Qeni është kafsha më e famshme shtëpiake në botë. Për më shumë se 12 000 vjet, qeni ka qenë një shoqërues, mbrojtës dhe, mbi të gjitha, një mik besnik, transmeton gazeta Kosova Sot Online.

Por, civilizimet dhe kulturat e ndryshme e kanë trajtuar qenin në mënyra të ndryshme. Në disa vende, qentë përdoren si roje, ose edhe për të bartur ndonjë barrë, derisa në disa kultura të tjera ata përdoren edhe si ushqim. Si do që të jetë, në shumicën e shoqërive qentë janë të mbrojtur dhe të dashur.

A e dini se të gjithë qentë para rreth 12 000 vjetësh ishin ujqër?

Qentë janë kafshët e para që janë zbutur nga njerëzit. Para rreth 12 000 vjetësh, njerëzit braktisën stilin nomad të jetës, duke formuar vendbanime të vogla.

Këto vendbanime i joshnin ujqit dhe qentë e egër, të cilët ushqeheshin me mbeturinat e ushqimit të njerëzve. Në anën tjetër, njerëzit filluan të mbështeteshin te qentë për mbrojtje. Shumë shpejt, njerëzit zbuluan se qentë, jo vetëm që mund t’u ndihmonin në gjueti, por ishin edhe shumë besnikë dhe të mençur.

Për këtë shkak, ata filluan me ushqimin dhe shumimin e racave më të dobishme të qenve.

Shkencëtarët thonë se në fillim të Epokës së Bronzit (rreth vitit 4 500 para erës së re), ekzistonin pesë lloje të qenve.

Gjatë shekujve, u zhvilluan shumë raca të qenve, si për gjueti, ruajtjen e bagëtisë, apo për ruajtjen e shtëpisë. Sot qentë kryesisht mbahen për shoqëri.

Sot mendohet se ekzistojnë rreth 400 raca të ndryshme të pastra të qenve.

(Kosova Sot)

 

23 orë e 14 minuta më parë