Ja disa fakte interesante për lulediellin

  • 09 November 2017 - 09:16
Ja disa fakte interesante për lulediellin

Luledielli për shumëkënd është simbol i së bukurës, mirëpo, përveç bukurisë, këto lule kanë edhe shumë atribute të tjera, me të cilat mund të karakterizohen. Farat e tyre përdoren si ushqim, ndërsa nga këto bimë nxirret edhe vaji i shëndetshëm i lulediellit. Më poshtë mund t’i lexoni disa fakte interesante për lulediellin, që me shumë gjasë nuk i keni ditur, transmeton gazeta Kosova Sot Online.

1. Sikur patatet, domatet dhe misri edhe luledielli nuk ka origjinë nga Evropa. Luledielli për herë të parë ishte kultivuar në vitin 3000 para lindjes së Krishtit në Amerikën Veriore.

2. Cari i Rusisë, Peter-i i Madh, ishte pasionuar nga bukuria e këtyre luleve kur i kishte parë në Holandë, andaj edhe kishte vendosur që t’i merrte me vete disa fara. Si rrjedhojë pra, luledielli në Rusi është dërguar nga familja mbretërore.

3. Këto lule, jo vetëm që duken sikur dielli, mirëpo kanë nevojë edhe për shumë rreze të diellit. Për më tepër, luledielli, për të pasur një zhvillim normal, duhet të ketë edhe hapësirë të mjaftueshme.

4. Në verën e vitit 2014, veterani Hans-Peter Schiffer kishte kultivuar lulediellin më të gjatë ndonjëherë, që kishte mbërritur në lartësinë e 9.17 metrave.

5. Farat e lulediellit kanë udhëtuar në hapësirë pasi që në vitin 2012, astronauti amerikan Don Pettit në stacionin hapësinor kishte marrë me vete edhe disa fara të lulediellit.

6. Koka e secilës lule është e përbërë nga lule më të vogla. Petalet që i shohim përreth nuk mund të riprodhohen, mirëpo copëzat që shihen në mes kanë organe edhe mashkullore edhe femërore dhe secila prej tyre prodhon fara. 

(Kosova Sot)