Pse uji i oqeanit është aq i njelmët?
Kur bie shi, në tokë bie ujë i freskët. Uji i shiut nuk ka shije të njelmët.
Më pas, uji depërton në tokë dhe, duke rrjedhur, gërryen gurët dhe dheun, duke shkrirë mineralet, apo kripërat.
Më pas, uji shkon e derdhet në oqeane. Kur uji të avullohet përsëri dhe të bëhet shi, kripa mbetet në oqean, meqë ajo nuk avullohet. (Kosova Sot)