< A e dini se... - OK KIDS - Kosova Sot
A e dini se...

A e dini se...

-Alektofili quhet dashuria ndaj pulave.

-Alfred Hitçkok ishte regjisori i parë i filmit me zë në Angli. Titulli i filmit ishte “Blackmail” dhe ishte bërë në vitin 1931.

-Të gjithë 17 fëmijët e Mbretëreshës Ana vdiqën para saj.

-Të gjitha molusqet në fillim janë meshkuj. Më pas, disa prej tyre vendosin që të bëhen femra.

-Të gjithë elefantët ecin në majë të gishtave, meqë pjesa e pasme e shputës së tyre nuk ka eshtra, por vetëm dhjamë.

-Të gjitha llojet e gjarpërinjve të Tasmanisë janë helmuese.

-Të gjitha kristalet e dëborës janë gjashtëkëndëshe.

-Gati gjithmonë, pa përjashtim, lopët milen nga ana e djathtë. Kjo për shkak se fermerët, sikur shumica e njerëzve të tjerë, janë djathtakë dhe e kanë më të lehtë që të punojnë nga ana e djathtë.

-Edhe pse emri i shtetit të Argjentinës d.m.th. “vendi i argjendit”, në këtë vend ka shumë pak argjend. Emri i saj ishte vënë gabimisht nga kërkuesit e parë të argjendit, të cilët kishin menduar se kishin gjetur argjend.

-Edhe pse patatet ishin sjellë nga Amerika në Evropë në vitet 1500, evropianët frikoheshin që t’i hanin ato, për shkak se mendonin që patatet shkaktonin sëmundjen e quajtur lepra. Ishte mbreti Lui XVI, i cili filloi t’i përdorë patatet për t’i ushqyer ushtarët e tij, e më pas të tjerët, pasi e panë se ato nuk janë të dëmshme filluan që t’i hanë me të madhe.

-Amerikanët hanë më shumë banane sesa pemë të tjera: rreth 11 miliardë banane në vit.

-Pema e kafes arabike mund të prodhojë deri në gjashtë kile kafe në vit, varësisht nga terreni dhe klima.

-Një pjesë e Diellit, me madhësi sa pulla postare, rrezaton me fuqinë e 1.500.000 qirinjve.

-Një njeri, gjatë ditës mesatarisht qesh rreth 5 herë.

-Një person mesatarisht e shfrytëzon banjën 6 ditë në ditë.

-Një elefant mund të mbajë rreth 4 litra ujë në feçkën e tij.

-Të gjitha gondolat në Venedik të Italisë duhet të kenë ngjyrë të zezë, përpos nëse i takojnë ndonjë zyrtari të lartë.

-Të gjithë sisorët, me përjashtim të majmunëve dhe njerëzve, nuk i dallojnë ngjyrat.

-Epidemia e kafshëve quhet epizoonozë.

-Shqisa e nuhatjes së buburrecit është e zhvilluar mirë, sikur te qeni.

-Molla, qepa dhe patatja kanë shije të njëjtë. Dallimet që ne i vërejmë duke i ngrënë ato, vijnë për shkak të aromës së tyre.

-Të gjithë ferrëgjatët (lloj kafshe, e ngjashme me iriqin) mund të rrinë pezull në ujë.

(Kosova Sot)

2 orë e 22 minuta më parë