Çka i bën Diellin dhe Hënën të rrezatojë?

  • 14 November 2017 - 13:02
Çka i bën Diellin dhe Hënën të rrezatojë?

Është interesante si nuk i mendojmë asnjëherë shkaktarët e gjërave të përditshme. Dielli rrezaton me vetë energjinë e tij. Drita që e shohim (dhe e ndjejmë si nxehtësi) lëshohet nga sipërfaqja e Diellit, e quajtur fotosferë, që është disa dhjetëra-mijëra kilometra e trashë dhe e përbërë nga gazra që ndryshojnë tërë kohën. Një pjesë e energjisë që prodhon Dielli duhet të ikë, ose ajo do të grumbullohej dhe do të eksplodonte.

Sa herë që e shihni Diellin duke rrezatuar, ju do ta dini që ai thjesht është duke e liruar energjinë e tepërt dhe është duke na dhënë pak dritë dhe nxehtësi. Mbani në mend, Diellin nuk duhet ta shikoni asnjëherë direkt. Drita është shumë e fortë për sytë tanë. Sa i përket rrezatimit të Hënës, ajo rrezaton dritë që nuk është e vetja, por reflektim i dritës së diellit nga sipërfaqja e saj shkëmbore. Ajo që ne e quajmë rrezatim hëne është në fakt rrezatim dielli, i reflektuar nga Hëna, transmeton gazeta Kosova Sot Online.

A e keni ditur që ekziston edhe një lloj i tretë i rrezatimit? Ai quhet rrezatim i Tokës, që është drita e Diellit e reflektuar nga Toka. Ne mund ta shohim atë vetëm për shkak se ai rrezatim shkon në Hënë dhe reflektohet prapë në Tokë. Kjo është arsyeja pse e shohim nganjëherë tërë formën e Hënës, edhe pse rrezaton vetëm gjysma e saj. 

(Kosova Sot)