Pse bletët “kërcejnë”? - OK KIDS - Kosova Sot
Pse bletėt “kėrcejnė”?

Pse bletėt “kėrcejnė”?

Sepse u pëlqejnë ushtrimet! Ha, ha, ha!

Kush e di, kjo mund të jetë e vërtetë, por shkencëtarët kanë zbuluar se bletët kërcejnë për të komunikuar. Kërcimet e ndryshme të kombinuara me zëra mund t’i tregojnë bletës së gjinisë së kundërt se sa larg gjenden nga njëra-tjetra, apo mund t’i tregojnë se sa ushqim ka aty dhe çfarë kualiteti ka ai, transmeton gazeta Kosova Sot Online.

“Kërcimi rrotull” d.m.th. se nektari gjendet jo më larg se 32 metra. Bletët “vëzhguese” bëjnë rrathë në të majtë dhe në të djathtë. Sa më i pasur që të jetë burimi i ujit, aq më i gjatë dhe më energjik është kërcimi.

“Kërcimi tundës” u tregon bletëve të tjera se ushqimi gjendet më larg se 32 metra.

(Kosova Sot)

 

9 orë e 43 minuta më parë