Pse qielli është i kaltër? - OK KIDS - Kosova Sot
Pse qielli ėshtė i kaltėr?

Pse qielli ėshtė i kaltėr?

Drita është e përbërë nga valë të gjatësive të ndryshme, që quhen gjatësi valore. Valët e shkurta duken të kaltra, ndërsa atmosfera jonë është e mbushur përplot gazra dhe grimca, që krijojnë një lloj mbështjellësi të tokës. Kur drita e diellit e godet atmosferën, valët e dritës shpërndahen në të gjitha drejtimet, veçanërisht valët e shkurta, që kanë ngjyrë të kaltër, transmeton gazeta Kosova Sot Online.

Gjatësitë valore i shohim si ngjyra të ndryshme. Drita e diellit duket e bardhë, mirëpo në realitet ka çdo ngjyrë të ylberit. Valët që janë më të gjata ne na duken të kuqe. Mirëpo ne nuk mund t’i shohim këto ngjyra të valëve të dritës përderisa ato nuk goditen nga një dritë, që shkakton reflektimin e tyre. E, meqë valët më të shkurta janë më të lehta për t’u shpërndarë në atmosferë, qielli duket i kaltër. 

(Kosova Sot)

 

9 orë e 35 minuta më parë