Basketbolli

  • 17 December 2017 - 09:53
Basketbolli

Historia

Loja e basketbollit ishte shpikur në dhjetor të vitit  1891 nga edukatori kanadez dhe më pas nga fizikani Xhejms Najsmith e më pas një instruktor në shkollën trajnuese me emrin  ‘Young Men's Christian Association Training School’ (tash kolegji  Springfild) në Springfild, Mas. Naismith kishte formuluar lojën pasi një gjë e tillë ishte kërkuar nga profesori i tij, dr. Luter H. Galik (1865-1918).  Loja kishte huazuar disa elemente të lojës së futbollit, ragbit dhe hokejit, ndërsa topi i parë që ishte përdorur ishte një top futbolli. Ekipet kishin nga nëntë lojtarë ndërsa golat ishin shporta të varura në mur. Deri kah viti  1897-98, ekipet standarde kishin nga pesë lojtarë. Loja shumë shpejt u përhap në mbarë vendin, pastaj në Kanada e më pas edhe nëpër pjesët e tjera të botës, ku luhej nga të dyja gjinitë, mashkullore dhe ajo femërore. Loja ishte popullarizuar sidomos gjatë Luftës së Dytë Botërore.  

Shumë kolegje në Shtetet e Bashkuara të Amerikës kishin përqafuar këtë lojë mes viteve  1893 dhe 1895. Në vitin  1934 lojërat e kolegjeve ishin zhvillua në sheshin e qytetit të Nju-Jorkut  ‘Madison Square Garden’ dhe kjo ishte për herë të parë. Që nga ajo kohë basketbolli nëpër kolegje kishte filluar të tërheqë vëmendjen e shumë njerëzve. Deri në vitin  1950 ishte shndërruar në sportin më popullor, duke shtuar interesimin për krijimin e një loje profesioniste basketbolli.

Liga e parë kombëtare ishte formuar në vitin 1898 për t’i mbrojtur lojtarët nga eksploatimi dhe për të promovuar një lojë më të pastër. Njëri nga ekipet më të mëdha ishte ekipi  ‘Original Celtics’, që ishte organizuar në qytetin e Nju-Jorkut në vitin 1915. Ata loznin rreth 150 lojë për një sezon dhe kishin dominuar në basketbollin e viteve 1920. Pastaj ekipi  ‘Harlem Globetrotters’, ishte formuar në vitin 1927.

Pastaj në vitin  1959 salla e të famshmëve ‘Naismith Memorial Basketball Hall’ ishte formuar në  Springfild. Aty paraqitet emrat e mëdhenj të atyre që kishin kontribuar për lojën e basketbollit, si dhe emra të mëdhenj të lojtarëve.

Deri në vitin 1960 ekipet nga vendet e ndryshme të Amerikës luanin para mijëra  e mijëra shikuesve. Që nga viti 1980 liga  NBA është shndërruar në njërën ndër sportet më të popullore në botë.

(Kosova Sot)