Sa yje janë në qiell?

  • 18 December 2017 - 13:18
Sa yje janë në qiell?

Askush nuk e di sa yje ekzistojnë. Totali është një numër aq i lartë sa më e mira që mund ta bëjmë është ta vlerësojmë përafërsisht atë numër. Para zbulimit të teleskopit astronomët i numëronin yjet. Në një natë të qartë larg qyteteve me ndotje dhe drita mund të shohim 2000 deri në 3000 yje.

Me përdorimin e teleskopëve astronomët mësuan që Dielli është një nga më shumë se 100 miliardë yje në galaxinë tonë, Rrugën e Qumështit. Dhe, ata kanë zbuluar qindra miliarda galaksi që janë të përbëra nga miliarda yje. 

(Kosova Sot)