A e di hunda juaj?

  • 18 December 2017 - 14:52
A e di hunda juaj?

Pjesët e lulës nuk mbajnë aromë të gjitha njejtë.

Me ndihmën e një të rrituri, shihni se cila pjesë e lules mbanë aromë më shumë, duke e provuar eksperimentin disa herë me lloje të ndryshme të luleve.

Ndani pjesët e luleve në disa  kavanoza të ndryshëm, përafërsisht sasinë e njejtë në secilin kavanoz. (Shiko fotografinë: A) Përmbanë sepalet dhe pjesët e tjera të gjelbërta, B) Mbledhni Petalet, C) Fusni Stamenat dhe Stigmat, ku poleni prodhohet dhe ruhet).
Mbylleni kapakët e kavanozave dhe lerëni të pushojnë për ca orë.
Hapeni kapakun dhe merrni erë lehtë. Cila pjesë ka aromën më të fortë?

Gjithashtu provoni lulet e pa qelura në vend të atyre të qeluara. A e vreni dallimin? Pse ndodh kjo?

Si funksionon?

Një lule e qelur zakonish mbanë erë më të fortë sesa lulja e pa qelur. Shkenctarët kanë vërtetuar se nje bime prodhon aromë meë të fortë, kur është e gatshme që ti presë pllenuesit që ta vizitojnë. Për shembull shumë bimë polenizohen, nga fluturat, aromën më të fortë e kanë gjatë natës, ndërsa bimët që polenizohen prej Bletëve, aromën meë të fortë e kanë gjatë ditës, atëher kur edhe bltët janë aktive. Pra një lule e pa qelur nuk ka arome të fortë sepse ende nuk është e gatshme për polenizim.

(Kosova Sot)