Lulet gjigande me faculeta

  • 03 August 2015 - 23:30
Lulet gjigande me faculeta

Këto lule gjigande me faculeta janë të mahnitshme për Ditën e Nënës. Lulet janë tepër të mëdha dhe mund t’i përdorni si dekorime, si dhurata apo thjesht si lule për t’ju bërë të lumtur.

Mjetet:

8 faculeta të mëdha me dimensione 50.8 cm X 66cm
Pastrues të gjelbër të gypave

Një shkop druri

Instruksionet:

Për të filluar krijimin e këtyre luleve gjigande nga faculetat, përdorni tetë faculeta duke i vendosur njërën mbi tjetrën.

Palosni ato në  formë të fizarmonikës me gjerësi nga 2.5 cm . Prisni këndet ashtu që të kenë formë rrethore në vend të tyre. Paloseni formën e fituar në gjysmë dhe lidheni një pastrues gypi në mes. Shpalosni facultetat. Ndani me kujdes secilën në pjesën e sipërme duke e larguar prej grupit. Keni kujdes sepse mund të shqyhen. Formësojeni lulen derisa punoni në çdo shtresë. Mbështillni fundin e pastruesve të gypit rreth pjesës së fundit të shkopit. Vazhdoni duke shtuar gomat elastike (pastruesit e gypave) derisa i tërë shkopi i drurit është mbuluar me ta.

(Kosova Sot)