Çka e shkakton ndryshimin e stinëve?

  • 14 March 2018 - 09:07
Çka e shkakton ndryshimin e stinëve?

Shumë njerëz mendojnë që gjatë stinës së verës toka është më afër diellit, mirëpo, ndonëse kjo gjë ka kuptim, nuk është e vërtetë,raporton Gazeta Kosova Sot

Është e vërtetë që gjatë periudhave të ndryshme të vitit Toka është më afër diellit në periudha të caktuara dhe më larg në kohë tjera. Ndër, njerëzit që jetojnë në Hemisferën Veriore, e përjetojnë dimrin kur toka është në pikën më të afërt me diellin, ndërsa gjatë verës, toka është më së largu. Megjithatë, krahasuar me distancën që ka toka nga dielli dallimi në distancën me stinëve të ndryshme është i parëndësishëm.

Është pjerrtësia e tokës ajo që i shkakton stinët. E, besohet që në të kaluarën toka ka pasur bosht të drejtë dhe si e tillë është sjellë rreth diellit, mirëpo kur është goditur nga një trup i madh qiellor, ajo është bërë e pjerrët dhe për këtë arsye ndryshohen stinët.

(Kosova Sot)