Çka është gjuha emoji dhe a do ta flasim atë brenda pak vitesh?

  • 14 March 2018 - 15:29
Çka është gjuha emoji dhe a do ta flasim atë brenda pak vitesh?

Fjala Emoji rrjedh nga gjuha japoneze, që do të thotë shprehje e emocioneve nëpërmjet figurave. Ky lloj komunikimi ka përdorim të gjerë në Japoni, sidomos në komunikimin elektronik, mirëpo, kohëve të fundit, sidomos në mileniumin e ri, ne kemi qenë dëshmitarë të një përhapje të gjerë të përdorimit të emocioneve në komunikim edhe jashtë Japonisë, trasmeton gazeta Kosova Sot Online

Ndonëse është e vështirë të thuhet që "Emoji" është një gjuhë në vete, pasi që nuk është e tillë, e as që ka qenë ndonjëherë, ne jemi dëshmitarë të faktit që çdo ditë e më shumë jemi duke i përdorur emocionet, për të komunikuar me të tjerët. Andaj, mund të thuhet që në të ardhmen ne do të komunikojmë kryesisht duke i përdorur këto emocione, ndonëse nuk do të kemi mundësi të komunikojmë vetëm nëpërmjet tyre.

(Kosova Sot)