Ja për çfarë e përdorin rrjetën marimangat

  • 20 March 2018 - 12:09
Ja për çfarë e përdorin rrjetën marimangat

Kërkuesit kanë zbuluar se mëndafshi mund të durojë dridhje të frekuencave të ndryshme, duke i kaluar informacion merimangave për prenë, pjesët e rrjetës që duhen riparuar, madje edhe për çiftëzime të mundshme. Kërkuesit nga Universiteti i Okfordit, Strathclyde dhe Sheffield eksperimentuan me lazer dhe plumba në rrjetat e merimangave për të kuptuar sesi vibronin.

Duke përdorur kamera të shpejtësisë së madhe për të regjistruar lëvizjen e mëndafshit, ata arritën të zbulonin se merimangat mund t’i përdorin rrjetat për të përçuar mesazhe te njëra-tjetra. Ato janë në gjendje t’i dëgjojnë vibrimet në frekuenca të ndryshme.

(Kosova Sot)