Pse duhet të mësojmë gjuhë të huaja?

  • 23 March 2018 - 10:16
Pse duhet të mësojmë gjuhë të huaja?

Në përgjithësi, në qoftë se duam të komunikojmë me dikë që nuk flet gjuhën tonë, atëherë duhet të mësojmë ne të tijën, ose të dy palët të flasim një gjuhë të tretë.

Zotërimi i gjuhëve të huaja është një aftësi që vlerësohet dhe shpërblehet globalisht. Qysh në kohët e lashta, aftësia e komunikimit midis popujve dhe kombeve të ndryshme luajti rol kryesor në marrëdhëniet e tyre,përcjell Kosova Sot Online.

Asokohë, përkthyesi ishte ndihmësi më i vlefshëm për çdo udhëheqës grupi, pasi përmes tij mirëkuptoheshin me kryesuesit e grupeve ose organizatave të tjera. Fusha të tilla si tregtia, vareshin plotësisht nga mundësia e komunikimit.

Në epokën tonë, gjërat nuk kanë ndryshuar shumë.

Sot nëse ne flasim sa më shumë gjuhë të huaja,mundësit tona janë më të mira.

Sa më shumë gjuhë të huaja dime, aq më shumë vlejmë.

(Kosova Sot)