A e dini se...

  • 21 May 2018 - 15:26
A e dini se...

Alektofili quhet dashuria ndaj pulave.

Alfred Hitçkok ishte regjisori i parë i filmit me zë në Angli. Titulli i filmit ishte “Blackmail” dhe ishte bërë në vitin 1931.

Të gjithë 17 fëmijët e Mbretëreshës Ana vdiqën para saj.

Të gjitha molusqet në fillim janë meshkuj. Më pas, disa prej tyre vendosin që të bëhen femra.

Të gjithë elefantët ecin në majë të gishtave, meqë pjesa e pasme e shputës së tyre nuk ka eshtra, por vetëm dhjamë.

Të gjitha llojet e gjarpërinjve të Tasmanisë janë helmuese.

Të gjitha kristalet e dëborës janë gjashtëkëndëshe.

Gati gjithmonë, pa përjashtim, lopët milen nga ana e djathtë. Kjo për shkak se fermerët, sikur shumica e njerëzve të tjerë, janë djathtakë dhe e kanë më të lehtë që të punojnë nga ana e djathtë.

Edhe pse emri i shtetit të Argjentinës d.m.th. “vendi i argjendit”, në këtë vend ka shumë pak argjend. Emri i saj ishte vënë gabimisht nga kërkuesit e parë të argjendit, të cilët kishin menduar se kishin gjetur argjend.

Edhe pse patatet ishin sjellë nga Amerika në Evropë në vitet 1500, evropianët frikoheshin që t’i hanin ato, për shkak se mendonin që patatet shkaktonin sëmundjen e quajtur lepra. Ishte mbreti Lui XVI, i cili filloi t’i përdorë patatet për t’i ushqyer ushtarët e tij, e më pas të tjerët, pasi e panë se ato nuk janë të dëmshme filluan që t’i hanë me të madhe.

Amerikanët hanë më shumë banane sesa pemë të tjera: rreth 11 miliardë banane në vit.

Pema e kafes arabike mund të prodhojë deri në gjashtë kile kafe në vit, varësisht nga terreni dhe klima.

Një pjesë e Diellit, me madhësi sa pulla postare, rrezaton me fuqinë e 1.500.000 qirinjve.

Një njeri, gjatë ditës mesatarisht qesh rreth 5 herë.

Një person mesatarisht e shfrytëzon banjën 6 ditë në ditë.

Një elefant mund të mbajë rreth 4 litra ujë në feçkën e tij.

Të gjitha gondolat në Venedik të Italisë duhet të kenë ngjyrë të zezë, përpos nëse i takojnë ndonjë zyrtari të lartë.

Të gjithë sisorët, me përjashtim të majmunëve dhe njerëzve, nuk i dallojnë ngjyrat.

Epidemia e kafshëve quhet epizoonozë.

Shqisa e nuhatjes së buburrecit është e zhvilluar mirë, sikur te qeni.

Molla, qepa dhe patatja kanë shije të njëjtë. Dallimet që ne i vërejmë duke i ngrënë ato, vijnë për shkak të aromës së tyre.

Të gjithë ferrëgjatët (lloj kafshe, e ngjashme me iriqin) mund të rrinë pezull në ujë.

 (Kosova Sot)