Fakte interesante për macet

  • 18 June 2018 - 09:58
Fakte interesante për macet

Nëse ju mendoni se dini çdo gjë rreth maceve, do ta zbulojmë së bashku në qoftë se keni të drejtë.

Sa nga këto gjëra janë një mister për ju? Le ta zbulojmë.
 

A e dini se të gjitha macet kanë sy të kaltër kur lindin? Disa mbajnë këtë ngjyrë, ndërsa të tjerat e ndryshojnë nga java e dymbëdhjetë të jetës.

Një tjetër tipar i tyre ka të bëjë me gëzofin: Nëse është me 3 ngjyra duhet të zgjidhni një emër në gjininë femërore, sepse gëzofi në tri ngjyra, është një tipar që është gjetur vetëm në macet.

Thuaj mace dhe kujto mbajtjen e ekuilibrit. Sa herë jemi habitur se si macja është në gjendje për të lëvizur në hapësira shumë të ngushta dhe për të kalibruar pothuajse gjithmonë hedhje të përsosur? Arsyeja për këtë kapacitet të madh qëndron tek mustaqet.

Mustaqet, janë në fakt një mjet i rëndësishëm me të cilin macet mbledh informacione të rëndësishme për të kapur praninë e pengesave dhe për të kuptuar format dhe cilësitë, pa i prekur ato.

(Kosova Sot)