3 kafshë që do të mund të sundonin botën (po të donin)

  • 19 June 2018 - 09:06
3 kafshë që do të mund të sundonin botën (po të donin)

Ka një studim të tri specieve të kafshëve që janë më të mundshme të marrin këtë planet nga ne. Këtu do të diskutojmë fuqitë, dobësitë e tyre dhe si, nëse do të vinte mundësia, këto specie do të luftonin kundër një ekipi elitë të marinsave në një betejë për të kontrolluar botën

3. Oktapodi

Pesha: 9-70 kg

Vendbanimi: deti

Fuqitë speciale: inteligjenca, lirimi i ngjyrës, ndryshimi i formës, aritmetika me bazën 8

Popullata në dispozicion për shërbim ushtarak: numër i paditur

Analiza e forcës ushtarake:

Për mijëra vjet, askush nuk u ka kushtuar shumë vëmendje oktapodit. Ai dukej shumë çuditshëm, jetonte nën ujë dhe deri te zbulimi i fërtezave, ai nuk ishte shumë i shijshëm. Gjithashtu oktapodi nuk sulmonte njerëzit, kështu që ata asnjëherë nuk kishin atë nivel të vëmendjes sa kishin peshkaqenët, tigrat apo peshkaqenët tigra. Kështu që vetëm në dekadat e fundit shkencëtarët kanë filluar t’i shohin oktapodët në të cilën pikë ata kuptuan që këto kafshë janë në të vërtetë shumë inteligjente. Inteligjente në mënyrë të frikshme. Për shkak se ai ha shumicën e gjërave më të vogla se vetja, një oktapod mesatar ka një numër të madh të teknikave të gjahut të cilat i përdor për të kapur pretë e tij të ndryshme. Ata përdorin mjete, ndërtojnë fole dhe janë gjithashtu shumë të mirë në mashtrim. Ata kanë edhe memorie të mahnitshme shkencëtarët u kanë mësuar oktapodëve truqe të ndryshme, si çmontimin e modeleve ‘LEGO’, hapjen e kafazeve të mbyllura dhe zgjidhjen e labirinteve.

 2. Bualli i kepit

Weight: 450-900 kg

Vendbanimi: Afrikë, pjesa e Kepit

Fuqitë speciale: madhësia, guximi, neveria

Popullata në dispozicion për shërbim ushtarak: 900,000

Analiza e forcës ushtarake:

Kur shkruesit e përgjumshëm të komedisë në internet diskutojnë kafshët e rrezikshme të Afrikës, bualli i Kepit lihet anash në mënyrë të befasishme. Megjithëse të gjithë i kuptojnë rreziqet e luanëve, hipopotameve dhe elefantëve, shumë pak njerëz e dinë që bualli i Kepit është ndoshta vrasësi më i madh i njerëzve nga të gjithë këta, dhe sigurisht preferohet të mos i shqetësojmë. Pse janë ata kaq vdekjeprurës? Epo, ata sulmojnë çdo gjë që u afrohet, pa provokim. Njerëzit, veturat, kamionët, çkado. Ata sigurisht që do të rrëzonin një tank, por askush nuk ka guxuar të rrezikojë tankun e vet deri tani.

1. Gjarpëri i kaftë i drunjve

 Pesha: 2.4 kg

Vendbanimi: drunjtë

Fuqitë speciale: aftësia për t’u shumuar, terrori

Popullata në dispozicion për shërbim ushtarak: tepër shumë

Analiza e forcës ushtarake:

Gjarpri i kafenjtë i drunjve është një gjarpër që është i kafenjtë dhe jeton në drunjë. Nëse ju kujtohet, drunjtë janë ato pjesët e gjata, të ngurta, të vegjetacionit që njihen se janë mjaftë të gjata për të ecur njerëzit nën to. Këto dy fakte të palidhura kombinohen për ta bërë këtë gjarpër gjënë më të tmerrshme që ka ekzistuar ndonjëherë. Me prejardhje nga Australia veriore, dhe Papua e Guinesë së Re, dhe nga ankthet tona më të tmerrshme të natës, ky gjarpër është ndoshta më së shumti i famshëm për punën e vet në ishulin Guam ku konsiderohet si një specie invazive. Në Guam ku nuk ka rreth e rrotull asnjë nga grabitqarët e vet natyral, ky gjarpër esencialisht ka marrë tërë ishullin për vete. Në një ishull që është i gjatë rreth 48 km, mund të ketë rreth 2 milionë gjarpërinj të tillë.

(Kosova Sot)