Si arriti ekzistencën leshi?

  • 19 June 2018 - 09:08
Si arriti ekzistencën leshi?

Me siguri  se njeriu, që ka menduar se prej leshit të deles mund të kemi ndonjë dobi, ka qenë shumë i mençur. Po ashtu tekstili më i vjetër që ekziston prej leshit është i vjetër diku rreth 3,500 vjet, ndërsa sipas gojëdhënave, fabrika më e vjetër e leshit daton  që në shekullin i pestë, p.e.s. që do të thotë rreth 2.500 vjet më përpara dhe ishte zbuluar në koloninë e vjetër greke.

Leshi ishte fija e parë që ishte shndërruar në tekstil. Sepse që nga koha kur njeriu primitiv ka ndaluar gjuetinë dhe kishte filluar zbutjen e kafshëve, ky ishte hapi i tij i parë qëkur njeriu bëri hapin e parë nga jeta primitive drejt civilizimit. Delet ishin një ushqim për njeriun primitiv, që nuk kërkonin shumë kujdes dhe që leshin e tyre e përdornin për t’u ngrohur. Ato siguronin të gjitha nevojat bazë, për të cilat ata kishin nevojë - mishin dhe qumështin për ushqim, lëkurën dhe eshtrat për veshje, mburojë dhe mjete.  Dalëngadalë edhe ata vetë ishin bindur se leshi i tyre ishte pjesa më e çmuar që posedonin ato.

Përfundimisht, delja më nuk shihej vetëm si një kafshë e cila vlente vetëm për ushqim, prej saj fijet përdoreshin edhe për qilima të ndryshëm dhe veshje të bukura. Më herët ekzistonin disa lloje të egra të deleve, të cilat nga njerëzit primitivë ishin përdorur edhe si pallto të gjata për t’u  mbrojtur nga të ftohtit.

Që në vitet e hershme, rreth  viteve 1800 p.e.s civilizimi i Babilonisë ishte mjaft i famshëm për tekstilin e saj. Në vitin 45 e.s. romakët pushtuan Spanjën, ku ata kishin sjellë llojin e tyre dhe e kishin përzier me atë nga Afrika dhe Evropa, dhe në zhvillim e sipër kishin krijuar një racë e cila njihej si Merino spanjolle, me leshin dhe qimen më të bardhë që kishte parë ndokush ndonjëherë. Sot, Merino është njëra ndër racat më kualitative në mbarë botën.

Spanja dhe Britania e Madhe  kanë fuqinë më të mëdha sa i përket industrisë së leshit.  Delja Merino ishte aq e rëndësishme në kohën e mesme, saqë Spanja kishte dominuar tregun e leshit dhe të tekstilit, që i kishte mundësuar asaj të posedojë një pasuri të çmuar. Dënimi për ata persona që ziheshin duke larguar delet e racës Merino jashtë vendit, ishte vdekja. Mbajtja sekret e fabrikave të leshit vendeve u kishte sjellë një pasuri që nuk mund të matej në kohërat antike. Po ashtu edhe kinezët mëndafshin e kishin mbajtur sekret me vite të tëra. 

(Kosova Sot)