Ushqimet që thyejnë rekorde

  • 19 June 2018 - 10:12
Ushqimet që thyejnë rekorde

Më së shumti fije të pastës: Simon Sang Koon Sung nga Singapori vërtetë di si të përdorë pastën. Ai krijoi 8,192 fije të pastës nga një copë e vetme e brumit brenda 59.29 sekondave. Kjo është një shkallë e 138 fijeve në sekondë

Lufta më e madhe me tortë me karamel: Në vitin 2000, 20 persona në Londër të Anglisë hodhën 3,312 torta me karamele brenda tre minutave.

Fasulja më e gjatë: Harry Hurley, nga Karolina e Veriut, ka ‘një gisht të madh të dorës me ngjyrë të gjelbër’. Ai rriti një fasule që kishte gjatësi 1.3 metra.

Sanduiçi më i madh i akullores: Në një ngjarje promocionale më 1998 në Ajoua u krijua një sanduiç i akullores me peshë 1,115 kg.

Mantia më e madhe kineze: Më 1997, një manti me peshë 479 kg për të festuar ribashkimin e Hong Kongut dhe Kinës. Nuk dihet nëse ishte fërguar apo zier.

Ushqimi më i shtrenjtë: Nuk ishte në “McDonald’s”. Më 2001, gjashtë persona në Londër harxhuan 62, 138 dollarë në një darkë të ngrënë në një restorant të quajtur Petrus. Shumica e parave ishin harxhuar në shishe të rralla të verës.

Ushqimi më i madh për mëngjes: Më 2001, në Tajvan, 23,291 persona të uritur konsumuan 4720 litra qumësht dhe 1919 kg bukë.

Sanduiçi më i gjatë: E krijuar në Itali më 2004, buka kishte gjatësi 634 metra. Sanduiçi ishte krijuar nga 919 kg miell, 423 litra ujë dhe 24,9 kg kripë. Në sanduiç gjendeshin edhe 547 kg sallam dhe djath të llojit ‘mortadella’. Sanduiçi i madh peshonte 15,546 kg dhe është ngrënë nga 19,000 njerëz. Ky po që quhet një sanduiç heroi.

(Kosova Sot)