35 gjëra interesante rreth manarëve

  • 19 June 2018 - 15:02
35 gjëra interesante rreth manarëve

1. Papagajtë nuk kanë tela të zërit.

2. Nëse mbahet në një vend të errët për një kohë të gjatë, peshku i artë do të bëhet i hirtë.

3. Derisa bëjnë veprime të vështira, macet femra janë të prira që të jenë më aktive me putrën e djathtë, derisa maçorrët janë mëngjarashë.

4. Në Poloni ka më shumë qen se sa fëmijë.

5. Zemra e maces rrah sa dyfishi i zemrës së njeriut.

6. Dhëmbët e brejtësve kurrë nuk pushojnë së rrituri.

7. Qentë marrin frymë deri në 300 herë në minutë.

8. Miu mund të lindë deri në 150 të vegjël në vit.

9. Qeni Laika ishte kafsha e parë që udhëtoi në gjithësi.

10. Egjiptianët e lashtë mumifikonin edhe qentë, macet dhe majmunët e tyre.

11. Xhorxh Uashingtoni kishte më shumë se 30 zagarë gjuetie.

12. Ndonjëherë mund ta qetësoni qenin gjatë stuhisë, duke e fërkuar me një leckë të terur.

13. Minjtë nuk gogësijnë.

14. Më shumë se gjysma e shtëpive në SHBA kanë manarë.

15. Derisa fle në këmbë, kali e bllokon këmbët e tij të pasme, në mënyrë që të mos rrëzohet.

16. Në Evropë, qelbësit janë përdorur për t’i futur kabllot e tv-së nëpër gypa.

17. Në disa pushimore macesh shërbehet çaj, natyrisht dedikuar maceve.

18. Kur i biri i presidentit amerikan Teodor Ruzvelt e kishte fruthin, vëllai i tij e solli ponin familjar në Shtëpinë e Bardhë, për ta vizituar atë.

19. Qeni është i prirë që të pijë ujë nga guaca e WC-së, për shkak se uji që qëndron aty është më i ftohtë se uji në enën e tij.

20. Gjuha e maces ka disa puprra (të dala) të veçanta, të cilat i ndihmojnë asaj ta mbajë gjahun në gojë.

21. Kaviet e vogla mund të ecin menjëherë pasi të lindin.

22. Gjarpërinjtë e ndiejnë aromën nëpërmjet gjuhës.

23. Qenin mund ta ndalni që të mos e shkundë ujin nga trupi i tij, duke ia mbajtur turirin me dorë.

24. Qentë nuk mund të zbresin nga pema duke ecur mbrapa, sikur macet, por vetëm duke ecur përpara.

25. Disa brejtës kanë qese në faqet e tyre, ku mund ta mbajnë ushqimin me ditë të tëra.

26. Një lloj gjarpërinjsh bëhen sikur kanë ngordhur, nëse hetojnë se janë në rrezik.

27. Macet “kaliko” thuajse gjithmonë janë të gjinisë femërore.

28. Një qen i racës San Bernard thuhet të ketë shpëtuar jetën e më shumë se 40 njerëzve gjatë jetës së tij.

29. Qenve shpesh u hapet goja kur janë nervozë, apo të eksituar.

30. Lepujt janë kafshë aq frikacake, sa mund të ngordhin nga frika.

31. Gjuha e një kameleoni mund ta arrijë gjatësinë sa një herë e gjysmë e gjatësisë së tij trupore.

32. Kanarina mund të këndojë dy këngë të ndryshme në të njëjtën kohë.

33. Peshku më i vjetër i llojit “koi” jetoi 226 vjet.

34. Sytë e maceve kanë nga tre kapakë.

35. Kuajt mund të udhëtojnë deri në 160 km në ditë.

(Kosova Sot)