A e dini si u zbulua Big Bengu?
Gjërat e mëdha kanë fillime të vogla. Ky është në fakt një citat nga Michael Fassbender në filmin 'Prometheus', por asgjë nuk mund të jetë më e vërtetë se për dyshen e radioastronomive Robert Wilson dhe Arno Penzias.
Sekreti i zbulimit të teorisë së mirënjohur për krijimin e universit filloi me zhurmë si një zhurmë statike e zakonshme e radios. Më 1964 derisa po punonin në antenën 'Holmdel' në Nju Xhersi, dy astronomët e zbuluan një zhurmë në prapavijë që i linte të hutuar. Pasi që e përjashtuan interferencën e mundshme nga zonat urbane, testet nukleare apo pëllumbat që jetonin në antenë, Wilson dhe Penzias gjetën si shpjegim teorinë e Robert Dicke-it, që mbetjet radioaktive nga universi që kanë formuar big bengun tani veprojnë si rrezatim kozmik i prapavijës,transmeton Kosova Sot Online.
(Kosova Sot)