Pse disa njerëz kanë flokë kaçurrela? - OK KIDS - Kosova Sot
Pse disa njerëz kanë flokë kaçurrela?

Pse disa njerëz kanë flokë kaçurrela?

Nëse shohim fotografitë familjare të njerëzve të caktuar atëherë mund ta kuptojmë që trashëgimia luan një rol të rëndësishëm në llojin e flokëve që ne kemi.raporton gazeta Kosova Sot

Për më tepër, një studim i bërë në vitin 2009 ka treguar që 85-95 për qind e njerëzve me flokë kaçurrela e kanë të trashëguar llojin e flokëve nga paraardhësit e tyre. Mirëpo, çka në të vërtetë është përgjegjës për formën e flokëve tonë? Gjithçka varet nga forma e një gjëndre, që është pjesë e epidermës, nga e cila rritet floku. Kjo gjëndër e përcakton formën e flokëve, si dhe drejtimin dhe këndin në të cilën rriten.

Kur kjo gjëndër ka formë të drejtë apo asimetrike, floku rritet në formë ovale, duke krijuar kështu flokët kaçurrela. Një tjetër faktor që mund të ndikojë në formën e flokëve është struktura e proteinave në qimet e flokëve. 

(Kosova Sot)

6 orë e 34 minuta më parë
18/07/18