Fakte interesante për Leonardo Da Vinçin

  • 18 July 2018 - 10:24
Fakte interesante për Leonardo Da Vinçin

Fakte interesante për Leonardo Da Vinçin

Ju mund të mendoni se keni dëgjuar gjithçka në lidhje me njeriun e famshëm të Rilindjes që pikturoi  “Mona Lizën” dhe mahniti botën me skicat e makinave fluturuese. Por shanset janë të shumta që disa fakte për jetën e  Leonardo da Vinçit mund të mos i dini,përcjell Kosova Sot Online.?

Leonardo da Vinçi ishte i pari që shpjegoi përse qielli është blu.Në bllokun e tij të shënimeve, në “ngjyrat e atmosferës”, Leonardo shkruante: “Bluja që shihet në atmosferë nuk është ngjyra e vet, por shkaktohet nga nxehtësia e lagështisë që ka avulluar deri në grimcat e padukshme, të cilat tërhiqen nga rrezet e diellit dhe shkaktojnë ndriçimin e tyre përkundrejt errësirës intensive. Lentet e kontaktit u propozua për herë të parë nga Leonardo da Vinçi në 1508 

Ai kish vizatuar skica që sugjeronin që optika e njerëzve mund të përmirësohej duke zëvendësuar kornne(pjesën e tejdukshme të syrit që vesh irisin dhe lejon hyrjen e dritës në brendësi) direkt në kontakt me ujin Da Vinçi blinte kafshë të mbyllura në kafaz vetëm për t’i lënë më pas të lirë. 

Fjalët e fundit të Leonardo da Vinçit ishin: “E kam zhgënjyer Zotin dhe njerëzimin. Puna ime nuk arriti 
cilësinë që duhet të kishte patur”. 

Por përkundrazi, i gjithë njerëzimi i është Da Vinçit gjithnjë mirënjohës për gjenialitetin dhe krijimtarinë e tij. 

(Kosova Sot)