Prej nga vijnë këpucët?

  • 19 July 2018 - 15:20
Prej nga vijnë këpucët?

Au, ooo,! Njerëzit në kohët e lashta sigurisht do të kenë bërtitur kështu kur kanë ecur pa këpucë mbi tokë të vrazhdë. Dhe, sigurisht që dhimbjet dhe parehatia janë ato që i kanë shtyrë ata të gjejnë mbrojtëse për këmbët e tyre. Dhe, sigurisht që dhimbjet dhe parehatia janë ato që i kanë shtyrë ata të gjejnë mbrojtëse për këmbët e tyre. Këpucët e kanë një histori që daton mijëra vjet prapa, dhe për kohë të gjatë kanë qenë një artikull prestigji për njerëzit në shoqëri të ndryshme.

Këpucët më të hershme, të bëra sigurisht nga bari i gërshetuar ose nga lëkura e paregjur, e mbështjellë për këmbe, ishin pa dyshim rezultat i nevojës për t’i mbrojtur këmbët gjatë lëvizjes mbi terren të vrazhdë në kushte të ndryshme atmosferike. Shkencëtarët mendojnë se këpucët e para ishin bërë nga lëkura e kafshëve gjatë periudhës së akullt (5 milionë vjet më parë). Zbulimi më i madh i këpucëve nga kjo periudhë daton në vitin 8 000 p.e.s. dhe u takonte amerikanëve vendorë në Misuri. Këpucët primitive nga 3 300 vjet p.e.s. ishin zbuluar në alpet franceze. Ende ekzistojnë shembuj të këpucëve nga civilizimet e lashta, si të Egjiptit, Kinës dhe vikingëve. Kur njerëzimi filloi të rafinohet dhe ishte ndarë në klasa, të pasurit dhe ata me ndikim filluan ta dallojnë veten me zejtarinë dhe me dekorimin e këpucëve të tyre.

 

(Kosova Sot)