Këmba artificiale e dirigjuar me tru

  • 25 August 2015 - 16:11
Këmba artificiale e dirigjuar me tru

Një pajisje protetike është dizajnuar për të zënë vendin e ndonjë gjymtyre që mungon. Dhe, shkencëtarët në Qendrën e Çikagos për Rehabilitim, kanë krijuar një tip të ri të protezave që u përgjigjen mendimeve të mbajtësit të tyre, trasmeton Kosova Sot Online.

Ajo reagon ndaj impulseve elektrike të dërguara nga nervat në muskujt rreth gjymtyrës robotike. Zac Vawter, i cili kishte humbur një këmbë në një aksident me motoçikletë, përdori një këmbë të tillë artificiale protetike të kontrolluar nga truri, për t’u ngjitur në 103 katet e Kullës ‘Willis’ në Çikago.

Ai shpjegoi: “Me protezën time standarde, më duhet të bëj çdo hap me këmbën time të mirë, së pari e më pas ta tërheq lart këmbën që ka protezën. Me këmbën e re artificiale është e thjeshtë, thjesht eci si më parë, e madje nganjëherë mund të kalojë dy shkallë përnjëherësh.

(Kosova Sot)