A e dini ku gjendet uji më i kripur në planet?

  • 13 August 2018 - 15:08
A e dini ku gjendet uji më i kripur në planet?

Të gjithë e dimë që Antarktida është e ftohtë, por a e dini që është edhe e kripur? Don Juan Pond në Antarktidë konsiderohet pellgu ujor më i kripur në planet. I emërtuar sipas dy oficerëve të Marinës së SHBA-së, të cilët e studiuan atë në vitet e 60-a, Don Juan Pond është rreth 40% kripë. Oqeanet, në kontrast me të, kanë një përmbajtje mesatare të kripës rreth 3%,transmeton Kosova Sot Online.

 Kështu që nga vjen gjithë kjo kripë? Toka e kripur e Antarktidës në fakt e thith ujin nga atmosfera, duke krijuar ujë të kripur që përzihet me ujin e pakripur të borës së shkrirë për të formuar pellgun. Kripa në oqeane vjen nga shiu, lumenjtë dhe rrymat ujore që kalojnë nga shkëmbinjtë që përmbajnë kripë e më pas derdhen në det. 

 

 

(Kosova Sot)