Pse më duket se më ndjek hëna?

  • 14 August 2018 - 15:47
Pse më duket se më ndjek hëna?

Hëna duket se të ndjek për shkak se është tepër larg. Ideja mund të tingëllojë e gabuar. Pas të gjithave si mund të duket diçka që është larg, se është duke të ndjekur ngado që shkon? Për ta kuptuar këtë duhet të fillojmë me objektet që janë shumë më afër. Kur jeni duke u vozitur në veturë, gjërat e afërta duket se lëvizin shpejtë derisa ju i kaloni shpejtë. Një pemë apo një shtëpi pranë rrugës është para jush., raporton Gazeta Kosova Sot

Afrohet shpejtë dhe pas pak minutash është larg prapa jush. Objektet që janë larg nuk duket se lëvizin shpejtë. Nëse e shihni një ndërtesë të largët, ose një mal derisa jeni në një veturë në lëvizje, do ta vëreni se sa shumë kohë duhet për të kaluar pranë. Jashtë në perëndim ju mund të lëvizni drejt maleve që asnjëherë nuk duket sikur afrohen. Hëna është më shumë se 321,869 km larg. Është aq larg sa lëvizja e veturës suaj nuk e ndryshon pozicionin e saj mjaftueshëm sa për ta vërejtur ju. Kështu që Hëna duket se ju ndjek ngado që shkoni.

(Kosova Sot)