10 fakte të frikshme për gjarpërinjtë

  • 15 August 2018 - 08:46
10 fakte të frikshme për gjarpërinjtë

Gjarpinjtë janë paraqitur para 130 milionë vitesh, ndërsa sot janë të njohura rreth 3.000 lloje të ndryshme,transmeton Kosova Sot Online.

Lexoni këto 10 fakte të frikshme për gjarpërinjtë!

1. Titanoboa cerrejonensis është gjarpri më madh në histori; i ka pasur 13 metra, 1100 kilogramë dhe për fat ka jetuar para 60 milionë vitesh.

2. Gjarpinjtë mesatarisht kanë 200 dhëmbë.

3. Nëse ju kafshon mamba e zezë, keni 95% mundësi së do të vdisni.

4. Taipani tokësor australian (Oxyuranus microlepidotus) është gjarpri më helmues në Tokë. Helmi i një kafshimi mund të vrasë 100 njerëz.

5. Ka pesë llojë gjarpinjsh fluturues – varen në degë, luhaten dhe hidhen në ajër, e pastaj i shtrijnë brinjtë e tyre të shumta e velat.

6. Suksesi i sulmit të gjarprit gati gjithmonë është 100%.

7. Zemra e gjarprit mund të zhvendoset për një apo një e gjysmë  gjatësi të sajën nga pozicioni normal, ashtu që preja e kapërdirë të kalojë më lehtë.

8. Gjatë një viti gjarpinjtë kafshojnë rreth 5 milionë njerëz, prej të cilëve 125.000 vdesin

9. Helmi i nepërkës te shumica e llojeve është hemotoksik, që do të thotë se përmbajnë proteina të cilat i shpërbëjnë qelizat e gjakut.

10. Mamba e zezë është gjarpri më i shpejtë në botë, në gjueti mund të arrijë shpejtësinë edhe deri rreth 20 km/h.

(Kosova Sot)