Si rriten shalqinjtë pa fara kur ata mbihen nga farat?

  • 18 August 2018 - 09:54
Si rriten shalqinjtë pa fara kur ata mbihen nga farat?

Shkencëtarët e kanë bërë një trik të mirë. Ata kanë krijuar vreshta të shalqinjve që prodhojnë shalqinj pa fara. Për ta kuptuar se si bëhet kjo, ju duhet së pari të keni disa ide bazike në lidhje me mënyrën se si funksionon fara normale, transmeton gazeta Kosova Sot Online.

Secila farë përmban një set komplet të kodimit, një gjurmë identike të veten, për të krijuar një bimë të re. Ky kodim është një varg i molekulave si zinxhirë. Bashkë seti I molekulave njihet si AND-ja e bimës. Kur një lule e shalqirit fertilizohet nga poleni i një bime tjetër të shalqirit, lulja bën fara të reja. Në secilën farë, gjysma e gjurmës së vet vjen nga një bimë ndërsa gjysma tjetër nga bima tjetër. Kjo ndodhë te shumica e bimëve.

Për të krijuar shalqinj pa fara, shkencëtarët e përdorin një trik. Ata përdorin një kemikale special për t’i dhënë secilës farë dyfishin e sasisë normale të ADN-së  që ka ajo. Këto fara mund të rriten në hardhi të shalqinjve dhe bëjnë shalqinj që përmbajnë fara. Por pasi që një nga këto fara me ADN rritet në hardhi, dhe ajo hardhi fertilizohet nga një bimë normale, farat e reja do të rriten në një hardhi të pazakontë. Kjo hardhi është e shëndetshme, por për shkak  që ka një dhe një gjysmë vargu të ADN-së, farat nuk do të formohen. Kështu që hardhia jep shalqinj pa fara.

(Kosova Sot)