FROZEN - tregimi për princeshën e guximshme - OK KIDS - Kosova Sot
FROZEN - tregimi për princeshën e guximshme

FROZEN - tregimi për princeshën e guximshme

‘Frozen’ është një film i animuar, fantastik, i prodhuar nga “Walt Disney Animation Studios” dhe i lëshuar nga “Walt Disney Pictures”. Ky është filmi i 53-të i animuar në serinë e filmave të “Walt Disney Animated Classics”. Ngjarja bazohet në tregimin e Hans Christian Andersen, “Borëbardha”, me zërat e huazuar nga Kristen Bell, Idina Menzel, Jonathan Groff, Josh Gad dhe Santino Fontana. Filmi tregon ngjarjen e një princeshe të guximshme, e cila niset për një udhëtim bashkë me një njeri mali, drerin e tij besnik dhe një dordolec fatkeq, për të kërkuar motrën e saj, superfuqitë e së cilës i kishin sjellë mbretërisë një dimër të përjetshëm, transmeton gazeta Kosova Sot Online.

“Frozen” u ishte nënshtruar disa trajtimeve të ngjarjeve për vite me radhë, derisa përfundimisht mori dritën e gjelbër në vitin 2011. Skenarin e këtij filmi e ka shkruar Jeniffer Lee, e cila njëherësh ishte edhe drejtoreshë, bashkë me Chris Buck-un. Christophe Beck, i cili kishte punuar në filmin “Paperman”, fitues i çmimit “Disney-award”, kishte për detyrë kompozimin e pikës orkestrale, ndërsa çifti tekstshkrues, Robert Lopez dhe Kristen Anderson-Lopes, i shkroi këngët.

Ngjarja

Elsa, princesha e Arendelles, është një vajzë 8-vjeçare, që posedon fuqi kirokinetike. Një natë, tek luante me të, ajo pa dashje e rrëzon motrën e saj 5-vjeçare, Anna-n. Mbreti dhe mbretëresha kërkojnë ndihmë nga disa njerëz me superfuqi, të cilët e shërojnë Anna-n dhe e bëjnë të harrojnë për superfuqitë e motrës së saj. Familja mbretërore mbyllen në mbretërinë e tyre, duke dashur që të mbajnë sekret fuqitë e vajzës së tyre. Elsa, që mbahej larg njerëzve për të mirën e tyre, e kalon shumicën e kohës duke qëndruar larg motrës së saj, por që ribashkohet pas vdekjes së prindërve të tyre në det gjatë një stuhie.

3 vjet më vonë, popullata e Arendelles po përgatitej për ceremoninë e kurorëzimit të Elsa-s. Në mesin e të pranishmëve ishte edhe duka i Wellington-it, një tregtar që kishte për qëllim ta shfrytëzonte Arendellen për përfitime. E ngazëllyer me faktin se dyert e kështjellës ishin hapur më në fund, Ana fillon ta hulumtojë qytetin, kur edhe takohet me Hansin, princin e ishujve jugorë. Çifti pëlqehet që në shikim të parë. Kurorëzimi i Elsa-s kalon pa asnjë të papritur dhe motrat fillojnë të lidhen prapë me njëra-tjetrën gjatë gostisë. Gjatë kësaj feste, Hansi i propozon Anna-s, e cila pranon menjëherë, mirëpo motra e saj, Elsa, nuk pranon që t’i bekojë, gjë që rezulton me një grindje në mes të motrave, e cila finalizohet me shfaqjen e Elsa-s para mysafirëve.

Elsa zhduket e shokuar, duke lëshuar pa dashje në mbretëri një dimër të përjetshëm. Duke qenë larg Arendelle-s dhe e liruar nga sekreti i saj, ajo ndërton një pallat prej akulli dhe pa dashje sjell në jetë dordolecin e saj të fëmijërisë, Olafin. Anna merr kallin e saj, Fjord, dhe niset për ta kërkuar motrën e saj që ta sjellë prapa në mbretëri, që të largojë dimrin dhe më pas të rregullojë marrëdhëniet mes atyre të dyjave. Rrugës ajo takon një njeri mali, bashkë me drerin e tij, Svenin, të cilin e bind që ta ruajë gjatë aventurës së saj në kërkim të së motrës. Rrugës ata takojnë Olafin, i cili i dërgon ata të Pallati i Elsa-s.

Anna dhe Elsa ribashkohen, mirëpo Elsa ende frikësohet se mund ta lëndojë Anën derisa ajo përpiqet që ta bindë për t’u kthyer. Gjatë bisedës, Elsa shqetësohet dhe godet pa dashje të motrën e në zemër me fuqitë e saj. Elsa e dëshpëruar me faktin se Anna po largohej e vetme, e krijon një krijesë të madhe bore për t’i flakur të dyja tutje, mirëpo tek ato largoheshin, Kristoffi vërejti se flokët e Anna-s po zbardheshin dhe kështu vendos që ta marrë me vete, në familjen e adoptuar të njerëzve me superfuqi. “Grand Pappie” zbulon se vetëm një gjest dashurie mund ta shkrijë një zemër të ngrirë, përndryshe Anaa do të ngrihej përgjithmonë. Atëherë Kristoffi kthehet në Arnendelle me mendimin se një puthje e Hansit do ta shpëtojë atë,  transmeton gazeta Kosova Sot Online.

Në anën tjetër, Hansi, i cili kishte dalë për ta kërkuar Anna-n takohet me Elsa-n, e cila ishte goditur nga disa burra të Wellington-it, gjatë një përleshje, dhe ishte hedhur në një gropë. Hansi i lutet Elsa-s që ta ndalë këtë dimër, mirëpo ajo e pranon se nuk mund t’i kontrolloj fuqitë e saj. Kur Anna dhe Hansi takohen, ajo i lutet Hansit që ta puthë, në mënyrë që t’i shkrihej zemra, mirëpo ai refuzon, duke vënë në pah faktin se qëllimi i tij ishte froni i Arendellesë, e jo dashuria e vërtetë për Anna-n. Duke e lënë Anna-n të vdesë, Hansi akuzon Elsa-n për tradhti për vdekjen e dukshme, por të rreme të Anna-s.

Elsa iku për t’u futur në stuhinë e dëborës. Ollafi e gjen Anën dhe i tregon se Kristofi ishte i dashuruar në të dhe së bashku nisen drejt fiordit për ta takuar. Hansi takohet me Elsa-n dhe i thotë se Anna kishte vdekur për shkak të saj, nga dëshpërimi i thellë i Elsa-s, stuhia ndalet duke i lënë mundësi Anna-s dhe Kristof-it të afrohen drejt njëri-tjetrit. Mirëpo, kur Anna sheh që Hansi ishte duke e vrarë Elsa-n, hidhet mes të dyve dhe ngrihet e tëra.

Derisa Elsa qëndron e brengosur për të motrën Anna fillon të shkrihet. Vullneti i saj për të shpëtuar motrën, duke sakrifikuar veten, ishte një “akt i dashurisë së vërtetë”. Pasi që Elsa e kupton se dashuria e vërtetë është çelësi i kontrollimit të fuqive të saj, ajo arrin të shkrijë mbretërinë dhe ia mundëson Olafit një jetë jashtë dimrit. Hansi dërgohet në Ishujt Jugor për t’u ballafaquar me gjykatën për tentim-vrasje, ndërsa Elsa i ndërpret marrëdhëniet me Weselltonin. Elsa pajtohet me Anna-n dhe i premton se s’do ta mbyllë pallatin kurrë më. Kristofi dhe Anna puthen, ndërsa Elsa i shfrytëzon fuqitë e saj për t’i zbavitur banorët e Arendellës.

 

(Kosova Sot)

14 orë e 39 minuta më parë
14/11/18