Sigurisht nuk e keni ditur...

  • 16 September 2018 - 08:21
Sigurisht nuk e keni ditur...

1. Kungulli më i madh që ka ekzistuar ndonjëherë, është rritur në vitin 1992, në periferi të Uashingtonit dhe peshonte mbi 375 kg.

2. Pema më e madhe e Krishtlindjeve ishte bredhi “Douglas”, i cili ishte vënë në qendrën tregtare të Sietllit (SHBA), në vitin 1950, transmeton gazeta Kosova Sot Online.


3. Para rreth 300 vjetësh, në disa vende të Evropës gratë mbathnin këpucë me taka deri në 30 cm të gjata.

4. Stili i flokëve që preferohej nga gratë e pasura të viteve 1770 nënkuptonte flokë të larta deri në një metër.

5. Disa nga rrobat e mbretit Henri VII të Anglisë kishin aq shumë stoli të qepura në to, sa që stofi i rrobave nuk dihej fare.

6. I tërë kostumi i rrobave të hekurit, nga helmeta deri te mbathjet, mund të peshojë deri në 30 kg.

7. Në Japoni festohet festa e ashtuquajtur Festa e Obunit, gjatë së cilës njerëzit që jetojnë buzë lumenjve qesin fanarë në barka të vogla. Besohet se fanarët e ndriçojnë rrugën për kthimin e shpirtrave të të afërmve të vdekur.

8. Këpucët e famshme të mbathura nga Doroti nga filmi “Magjistari i Ozit” janë shitur në një ankand në vitin 1988 për 165 000 dollarë.

9.Gjatë dimrit, një deve e cila nuk përdoret për punë apo për udhëtim, mund të rrijë deri në dy muaj pa pirë ujë.

10. Para mijëra vitesh, Sahara nuk ishte shkretëtirë. Vizatimet antike që shihen në shpella, tregojnë njerëz në barka dhe lumenj të mëdhenj. 

 

(Kosova Sot)