Pse njerëzit kanë flokë?

  • 24 September 2018 - 08:43
Pse njerëzit kanë flokë?

Disa pyetje mund të jenë të vështira për t’u përgjigjur në to. Do të përpiqemi të përgjigjemi edhe në këtë pyetje.

Ndoshta duhet të fillojmë nga ideja se njerëzit i takojnë një klase të kafshëve që quhen gjitarë. E themi këtë për shkak se njerëzit dhe të gjithë gjitarët e tjerë i kanë dy gjëra të përbashkëta: gjëndrat e qumështit dhe qimet. Është e vërtetë se disa gjitarë, siç janë p.sh. rinoqeronti, hipopotami dhe balenat, nuk kanë shumë qime, por pak kanë gjithmonë.

Flokët, apo thënë më mirë qimet e leshi e ofrojnë një mbrojtje të mirë, prandaj shumë kafshë kanë nevojë për lesh, që të mund ta ruajnë nxehtësinë trupore. Por, vërehen dallime të mëdha në atë se ku kanë njerëzit më shumë qime në trupin e tyre.

Ndoshta mendoni se njerëzit nuk kanë nevojë për qimet e tyre, por mund t’ju themi se gaboni. Unë jam njëri ndër ata njerëz që e kanë humbur pjesën më të madhe të flokëve. Të jesh tullac nuk është problem i madh, por nuk është as diç e pëlqyeshme. Nuk e ke atë jastëkun mbrojtës, kur e godet pa dashje ndonjë dru, apo mur. Dhe, gjatë dimrit mund të të mërdhijë koka. Prandaj, e shihni se edhe qimet janë të dobishme në mënyrën e vet. 

(Kosova Sot)