Nga çka përbëhet qelqi?

  • 26 September 2018 - 07:23
Nga çka përbëhet qelqi?

Qelqi është një përzierje e rërës dhe materialeve të tjera. Qelqi mund të përfitohet vetëm nga rëra e imtë, por për t’u arritur kjo, temperatura duhet të jetë tepër e lartë -  mbi 1.600 ºC., raporton Gazeta Kosova Sot

Kjo procedurë do të ishte tepër e shtrenjtë, por edhe tepër e vështirë. Për këtë shkak, qelqi zakonisht përfitohet duke i shtuar rërë karbonatit të natriumit dhe gurit gëlqeror.

Pasi që të përzihen këto substanca, ato mund të shkrihen në një temperaturë më të ultë dhe të shndërrohen në qelq. 

(Kosova Sot)