Hitet më të mëdha të historisë

  • 15 October 2018 - 09:32
Hitet më të mëdha të historisë

Hatshepsut

Një lidere legjendar nga Egjipti antik, Hatshepsut ishte lindur princeshë por ishte rritur për t’u bërë mbret! Ja, kuptoni historinë e jetës së kësaj faraoneje të famshme

Viti 1530 P.K.

Hatshepsut lindet nga një faraon që udhëheq mbretërinë egjiptiane të Thebs-it. Kur je princeshë ke shumë përparësi: Hatshepsut ka shumë lodra dhe kalon kohën në kopshtin privat zoologjik të babait të saj me luanë, elefantë dhe gjirafa, transmeton gazeta Kosova Sot Online.

Viti 1518 P.K.

Tani e martuar Hatshepsut bëhet mbretëreshë dhe burri i saj emërohet faraon. Një nga detyrat kryesore të saj është që të ndihmojë organizimin e festave për të nderuar zotat.

Viti 1501 P.K.

Pasi që vdes burri i saj, Hatshepsut merr fronin. Pasi që shumica e udhëheqësve të mëparshëm ishin meshkuj, ajo fillon ta quajë veten mbret. Në vizatimet e mureve ajo shihet me një mjekër tradicionale të faraonëve si zbukurim në fytyrë.

Viti 1497 P.K.

Hatsepshut urdhëron ndërtimin e ‘Djeser-Djeseru’, njërit nga tempujve më të famshëm të ndërtuar ndonjëherë.

Viti 1495 P.K.

Faraonja femër urdhëron një ekspeditë tregtare drejt një tokë të quajtur Punt. Tregtarët kthehen me një thesar të arit. Ky shkëmbim dhe të tjerë ndihmojnë që Egjipti të përparojë.

Viti 1482 P.K.

Mbretërimi i Hatsepshut-it përfundon pas thuajse 22 viteve. Si një nga faraonet femra që ka udhëhequr më së gjati, ajo lë pas një Egjipt paqësor dhe të pasur dhe bëhet një legjendë e paharrueshme.

(Kosova Sot)