Balena e Kaltër më e madhe që është dokumentuar

  • 17 October 2018 - 11:15
Balena e Kaltër më e madhe që është dokumentuar

Balena e Kaltër më e madhe që është dokumentuar, ishte një balenë femër 33 metra e gjatë që u kap në Antarktidë.

Balena e Kaltër mund të peshojë edhe 150 tonë. Vetëm gjuha e saj rëndon sa një elefant i rritur. Vetëm përfytyroni: ajo lind një këlysh 7-8 metrosh. Balenën e Kaltër ky ‘përbindësh’ i thellësive mund të arrijë një gjatësi prej 30 metrash a më shumë,raporton Gazeta Kosova Sot.

 Vetëm gjuha i peshon sa një elefant. Zemra ka madhësinë e një makine të vogël. Ky organ gjigant rreh vetëm 9 herë në minutë, në dallim nga zemra e kolibrit, e cila rreh deri në 1.200 herë në minutë. Të paktën një nga enët e gjakut të balenës së kaltër është aq e madhe, saqë një fëmijë mund të ecë këmbadoras brenda saj.

Zemra i peshon më tepër se 450 kilogramë dhe është në gjendje të pompojë rreth 6.400 kilogramë gjak në gjithë trupin e saj.

 

(Kosova Sot)