Çka është Shkenca?

  • 18 October 2018 - 15:14
Çka është Shkenca?

Shkenca është studimi i të gjitha gjërave, që kanë të bëjnë me ne, që prej botës së gjallë e deri te yjet dhe planetët.

Shkencat si astronomia dhe matematika janë shumë shekuj të vjetra. Shkencat e tjera si shkencat kompjuterike nuk kanë ekzistuar deri para 60 vjetësh. Shkenca asnjëherë nuk qëndron e pandryshueshme - gjëra të reja zbulohen gjatë tërë kohës.

Çfarë lloj shkencash ka?

Ka shumë lloje të ndryshme të shkencës. Ja disa shembuj. Të gjitha mundohen të studiojnë një pjesë të caktuar të Universit dhe të gjejnë një shpjegim. Shumë shkencëtarë punojnë në më shumë se një fushë, si është rasti me biokiminë (biologjia dhe kimia).

Biologjia - Studion qeniet e gjalla, si kafshët dhe bimët, që jetojnë, rriten, riprodhohen dhe gjejnë ushqim. P.sh. Pse janë gjethet e gjelbra?

Kimia - Studion përbërjen e gjërave dhe mënyrën e sjelljes së tyre. P.sh. Nga çka përbëhet kripa?

Fizika - Studion mënyrën e funksionimit të Universit, arsyen pse ndodhin disa gjëra në të. P.sh. Si fluturon një aeroplan?

Gjoeologjia - Studion mënyrën e krijimit të Tokës, strukturën, shkëmbinjtë dhe mineralet. P.sh. Si krijohen malet?

Astronomia - Studion Universin dhe planetët e tij, yjet dhe galaksitë. P.sh. Kur filloi Universi?

Arkeologjia - Studion mbetjet antike si kafkat dhe eshtrat. Psh. Sa të gjatë ishin egjiptianët antikë?

Shkencëtarët

Shkencëtarët e parë të vërtetë ishin njerëzit, të cilët nuk pranonin idetë tradicionale të përditshme në lidhje me mënyrën e funksionimit të gjërave, por dëshironin t’i zbulonin vetë ato. Idetë e tyre të reja shpesh nuk janë pëlqyer nga të tjerët, që ishin mësuar të mendonin në një mënyrë të caktuar.

Leonardo da Vinci (1452-1519) - Një artist italian që dizajnoi shumë pajisje, duke përfshirë edhe një lloj aeroplani (si shihet në foto). Ai gjithashtu krijoi edhe vizatime më të detajuara të anatomisë njerëzore.

Galileo Galilei (1564-1642) - Një astronom italian, që zbuloi termometrin e parë dhe dëshmoi që planetët lëvizin rreth Diellit.

Isaac Newton (1642-1727) - Një matematikan anglez, që zbuloi ligjet e lëvizjes dhe gravitetit. Ai gjithashtu e ndërtoi teleskopin e parë reflektues.

Antoine Lavoisier (1743-1749) - Një shkencëtar francez, që zbuloi se uji përbëhet nga oksigjeni dhe hidrogjeni. Ai filloi sistemin modern të emërtimit të kemikaleve.

Michael Faraday (1791-1867) - Një shkencëtar anglez, që zbuloi shumë makina elektrike, si motori dhe dinamometri.

Albert Einstein (1879-1955) - Një fizikan i lindur në Gjermani, që bëri zbulime për kohën, hapësirën dhe energjinë nukleare, si dhe bombën atomike.

Alexander Fleming (1881-1955)- Një doktor skocez, që zbuloi penicilinën, një substancë e rëndësishme që u përdor si antibiotik (ilaç për trajtimin e sëmundjeve).Shkenca është studimi i të gjitha gjërave, që kanë të bëjnë me ne, që prej botës së gjallë e deri te yjet dhe planetët.

Shkencat si astronomia dhe matematika janë shumë shekuj të vjetra. Shkencat e tjera si shkencat kompjuterike nuk kanë ekzistuar deri para 60 vjetësh. Shkenca asnjëherë nuk qëndron e pandryshueshme - gjëra të reja zbulohen gjatë tërë kohës.

Çfarë lloj shkencash ka?

Ka shumë lloje të ndryshme të shkencës. Ja disa shembuj. Të gjitha mundohen të studiojnë një pjesë të caktuar të Universit dhe të gjejnë një shpjegim. Shumë shkencëtarë punojnë në më shumë se një fushë, si është rasti me biokiminë (biologjia dhe kimia).

Biologjia - Studion qeniet e gjalla, si kafshët dhe bimët, që jetojnë, rriten, riprodhohen dhe gjejnë ushqim. P.sh. Pse janë gjethet e gjelbra?

Kimia - Studion përbërjen e gjërave dhe mënyrën e sjelljes së tyre. P.sh. Nga çka përbëhet kripa?

Fizika - Studion mënyrën e funksionimit të Universit, arsyen pse ndodhin disa gjëra në të. P.sh. Si fluturon një aeroplan?

Gjoeologjia - Studion mënyrën e krijimit të Tokës, strukturën, shkëmbinjtë dhe mineralet. P.sh. Si krijohen malet?

Astronomia - Studion Universin dhe planetët e tij, yjet dhe galaksitë. P.sh. Kur filloi Universi?

Arkeologjia - Studion mbetjet antike si kafkat dhe eshtrat. Psh. Sa të gjatë ishin egjiptianët antikë?

Shkencëtarët

Shkencëtarët e parë të vërtetë ishin njerëzit, të cilët nuk pranonin idetë tradicionale të përditshme në lidhje me mënyrën e funksionimit të gjërave, por dëshironin t’i zbulonin vetë ato. Idetë e tyre të reja shpesh nuk janë pëlqyer nga të tjerët, që ishin mësuar të mendonin në një mënyrë të caktuar.

Leonardo da Vinci (1452-1519) - Një artist italian që dizajnoi shumë pajisje, duke përfshirë edhe një lloj aeroplani (si shihet në foto). Ai gjithashtu krijoi edhe vizatime më të detajuara të anatomisë njerëzore.

Galileo Galilei (1564-1642) - Një astronom italian, që zbuloi termometrin e parë dhe dëshmoi që planetët lëvizin rreth Diellit.

Isaac Newton (1642-1727) - Një matematikan anglez, që zbuloi ligjet e lëvizjes dhe gravitetit. Ai gjithashtu e ndërtoi teleskopin e parë reflektues.

Antoine Lavoisier (1743-1749) - Një shkencëtar francez, që zbuloi se uji përbëhet nga oksigjeni dhe hidrogjeni. Ai filloi sistemin modern të emërtimit të kemikaleve.

Michael Faraday (1791-1867) - Një shkencëtar anglez, që zbuloi shumë makina elektrike, si motori dhe dinamometri.

Albert Einstein (1879-1955) - Një fizikan i lindur në Gjermani, që bëri zbulime për kohën, hapësirën dhe energjinë nukleare, si dhe bombën atomike.

Alexander Fleming (1881-1955)- Një doktor skocez, që zbuloi penicilinën, një substancë e rëndësishme që u përdor si antibiotik (ilaç për trajtimin e sëmundjeve).

(Kosova Sot)