Pse imitojnë papagallët?

  • 07 November 2018 - 15:07
Pse imitojnë papagallët?

Pas shumë diskutimeve e kërkimeve të kryera, shkencëtarët arritën të hedhin dritë mbi sekretin nervor të papagallëve! Në mënyrë të veçantë, ata gjetën se aftësia e imitimit të tingujve të dëgjuar në mjedis, por, dhe e zërave të njerëzve ka të bëjë me ndërtimin e veçantë të një pjese të trurit të tyre.

Hulumtuesit zbuluan se disa “qarqe” të trurit të papagallëve u dyfishuan rreth 29 milionë vjet më parë. Me sa duket ky lloj evolucioni i bëri ata përsëritës tingujsh e fjalësh, pasi ekzistenca e dy zonave identike në tru i mundëson të kopjojnë dhe përpunojnë tingujt e dëgjuar në qendrat nervore.

Pak kafshë – kryesisht shpendë – mund të imitojnë apo përsërisin me përpikëri tinguj apo zëra si papagallët. Shkencëtarët hamendësojnë se e njëjta aftësi imitimi tek njeriu rezultoi nga një kopje e ngjashme e disa “qarqeve” të trurit.

(Kosova Sot)