Pse pulat nuk mund të fluturojnë shumë lartë ?

  • 12 November 2018 - 08:49
Pse pulat nuk mund të fluturojnë shumë lartë ?

Pulat bëjnë pjesë në familjen e zogjve, por jot të gjithë zogjtë mund të fluturojnë. Çdo lloj zogu ka pjesët e trupit qe i ndihmojnë të mbijetojnë. Disa zogj kanë krahë të zhvilluar mirë. Ata i përdorin krahët për të ikur nga armiqtë duke fluturuar. Strucat dhe pinguinët nuk mund të fluturojnë fare, por strucat janë vrapues të shpejtë kurse pinguinët janë notarë të shkëlqyer, transmeton gazeta Kosova Sot Online.

Tani kthehemi prapë tek pulat.

Në fakt, pulat nuk mund të fluturojnë shumë lartë, të paktën tani për tani jo. Kjo është pikërisht për shkak se njerëzit i mbajnë dhe i mbrojnë pulat. Shkencëtarët mendojnë se kjo është për shkak se rreth 4000 vjet më parë pulat ishin zbutur nga shpendët e egër të Indisë të njohur si ‘’zogjtë e pyjeve’’ . 

(Kosova Sot)