Fakte interesante për flokët

  • 13 November 2018 - 09:56
Fakte interesante për flokët

Çdo ditë çdo njëri humbet mesatarisht 60 deri në 100 flokë. Numri ndryshon shumë nga personi në person, por varet edhe nga stinët, nga sëmundjet, nga shtatzënia, nga mosha, etj. Kështu që në qoftë se kuptoni që po ju bien më shumë se 100 flokë në ditë, bëhuni merak, do të thotë se po bëheni qeros.

Flokët e një mashkulli e kanë diametrin sa 2-fishi i diametrit të flokëve të një femre. Sigurisht që diametri varet edhe nga raca njerëzorë dhe tipi i flokëve. Çdo flok është në gjendje të mbajë një peshë deri në 100 gram. Në qoftë se kjo peshë shumëzohet me numrin e flokëve mendojeni vetë rezultatin.

 

(Kosova Sot)