A e dini kush e ka shpikur basketbollin?

  • 14 November 2018 - 15:03
A e dini kush e ka shpikur basketbollin?

Loja e basketbollit ishte shpikur në dhjetor të vitit  1891 nga edukatori kanadez dhe më pas nga fizikani Xhejms Najsmith e më pas një instruktor në shkollën trajnuese me emrin  ‘Young Men's Christian Association Training School’ (tash kolegji  Springfild) në Springfild, Mas. Naismith kishte formuluar lojën pasi një gjë e tillë ishte kërkuar nga profesori i tij, dr. Luter H. Galik (1865-1918). 

Loja kishte huazuar disa elemente të lojës së futbollit, ragbit dhe hokejit, ndërsa topi i parë që ishte përdorur ishte një top futbolli. Ekipet kishin nga nëntë lojtarë ndërsa golat ishin shporta të varura në mur. Deri kah viti  1897-98, ekipet standarde kishin nga pesë lojtarë.

Loja shumë shpejt u përhap në mbarë vendin, pastaj në Kanada e më pas edhe nëpër pjesët e tjera të botës, ku luhej nga të dyja gjinitë, mashkullore dhe ajo femërore. Loja ishte popullarizuar sidomos gjatë Luftës së Dytë Botërore.  

 

(Kosova Sot)