A e keni ditur se Luani është armiku më i madh I Gjirafës?

  • 15 November 2018 - 09:23
A e keni ditur se Luani është armiku më i madh I Gjirafës?

Kur shihet nga distanca, një gjirafë duket si një kafshë e dobët, e lehtë, me këmbë delikate dhe një qafë të gjatë e të hollë, në krye të së cilës ndodhet edhe një kokë e formësuar mirë. Mirëpo, pamja nga afërsia është më ndryshe. Nëse ndodheni afër, do t'ju duhet ta ngritni kokën shumë lartë, duke u përpjekur të zgjatni qafën për ta parë atë. Një gjirafë mashkull mund të arrijë deri në 5.4 m lartësi, kurse femrat deri në 4.8 metra. Përkundër mitit, ato janë edhe mjaft të shpejta, duke arritur shpejtësi deri në 48 km/h,transmeton Kosova Sot Online. Mirëpo, duke qenë përgjithësisht kafshë të qeta, joluftarake, ato mund t'ju mashtrojnë për fuqinë e tyre. E vetmja 'luftë' që e bëjnë mes vete në tufa është ndeshja e meshkujve me brirët e tyre të shkurtër, për të fituar respekt për të qenë më supremë. Mirëpo, arma e tyre më e rrezikshme janë thundrat e tyre. Megjithëse luani është armiku i tyre më i madh, që i vret për t'u ushqyer me to, duhet thënë se një gjirafë e rritur mund ta vrasë atë me një shkelm të vetëm.

(Kosova Sot)