Çfarë paste dhëmbësh përdornin popujt antikë?

  • 16 November 2018 - 08:51
Çfarë paste dhëmbësh përdornin popujt antikë?

Para rreth 5 000 vjetësh, egjiptianët e lashtë e kishin shpikur formulën e tyre të pastrimit të dhëmbëve. Ajo përbëhej nga një përzierje e lëvozhgave të thërrmuara të vezëve, shtufi i detit etj. Me gjasë ata i përdornin gishtat e tyre në vend të brushave të dhëmbëve, transmeton gazeta Kosova Sot Online.

Rreth 2 500 vjet më parë ishte radha e kinezëve të flisnin rreth pastrimit të dhëmbëve, sepse prishja e dhëmbëve atëherë ishte me gjasë e përhapur sa edhe sot dhe se një buzëqeshje e bukur duket se është vlerësuar lart po ashtu.

Para rreth 140 vjetëve, në Angli filluan të paraqiteshin enë të vogla të qelqit, të mbushura me pastë dhëmbësh. Në shekullin XIX u paraqit për herë të parë pasta në tubë, ashtu siç ekziston edhe sot. Dhe, qëllojani kush ishte prodhuesi? Kompania amerikane “Colgate” ishte ndër të parat që filloi prodhimin e pastës së dhëmbëve në tubë. Deri para 60 vjetëve, sapuni ishte njëri ndër përbërësit kryesorë të pastës së dhëmbëve. Më vonë, ai u zëvendësua nga emulsionues të tjerë.

(Kosova Sot)